Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Goditi arbitrin e ndeshjes, arrestohet futbollisti

Goditi arbitrin e ndeshjes, arrestohet futbollisti

12:28, 05/07/2020

Një incident ndodhi gjatë takimit të djeshëm mes Gramshit dhe Adës (4-0), ku lojtari i ekipit mik goditi gjyqtarin, pasi ky i fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.

Bëhet fjalë për arbitrin B.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkoh policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi V. P., 29 dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë”

Goditi për shak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco