Juventus: rekordi i ri i Cristiano Ronaldos

Juventus: rekordi i ri i Cristiano Ronaldos

10:00, 05/07/2020

Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Juventusin në derbin ndaj Torinos, e cila u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin e thellë 4-1.

“Ylli” portugez ishte protagonist me gol në këtë sfidë. Ai shënoi për herë të parë me fanellën e Juves një gol nga goditja e dënimit, pas 43 tentativave. Mirëpo me këtë realizim, CR7-ta theu dhe një rekord te bardhezinjtë.

35-vjeçari u bë lojtari i parë i “Zonjës së Vjetër” që nga koha e argjentinasit Omar Sivori (1960/61) që shënon 25 gola në një sezon të vetëm të kampionatit italian. Gjithashtu, Ronaldo  u bë lojtari i vetëm në histori që realizon në një sezon të paktën 25 gola në tre kampionate të ndryshme (Premier League me Manchester United, Spanjë me Real Madrid dhe Itali me Juventus).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco