Lazio- Milan, notat e lojtarëve. Ja si u vlerësua Strakosha

Lazio- Milan, notat e lojtarëve. Ja si u vlerësua Strakosha

09:00, 05/07/2020

Në “Olimpico” të Romës u luajt ndeshja midis Lazios dhe Milanit, e vlfeshme për javën e 30-të në Serie-A.

Bardhekaltërit u mposhtën nga kuqezinjtë me rezultatin thellë 0-3, duke bërë që diferenca me Juventusin e vendit të parë të shkoj në 7 pikë. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Milanin që tashmë e sheh veten në vendin e 6-të të renditjes.

Për sa i përket paraqitjes së lojtarëve, mediat italiane “shigjetuan” si fajtore të Lazio repartin e mbrojtjes dhe sulmin, ndërsa portieri Thomas Strakosha u mbrojt pasi nuk kishte çfarë të bënte në rastet e 3 golave të pësuar.

Më poshtë keni dhe vlerësimin e lojtarëve, ku më i miri ishte Ibra me 7.5, ndërsa më dobëti në fushë ishte Correa. Strakosha u vlerësua me notën nga mediat italiane.

Lazio: Strakosha 6 - Patric 5.5 - Acerbi 6 - Radu 5 - Lazzari 6 - Milinkovic-Savic 5.5 - Leiva 5.5 – Parolo  5.5 - Jony 6 - Luis Alberto 5.5 - Correa 5.

Milan: Donnarumma 6 - Conti 6,5 - Kjaer 7 - Romagnoli 6,5 - Theo Hernandez 6,5 - Kessié 6,5 - Bennacer 6,5 - Saelemaekers 7 - Bonaventura 6,5 - Calhanoglu 7 - Ibrahimovic 7,5, ndëra  Rebic që fut në lojë si zëvendësues u vlerësua me notën 7.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco