Milan shkëlqen në Olimpico, mposht Lazion dhe kap Europën

Milan shkëlqen në Olimpico, mposht Lazion dhe kap Europën

08:29, 05/07/2020

Në kuadër të javës së 30-të në Serie-A, Lazio priti në “Stadio Olimpico” Milanin.

Skuadra e Simone Inzaghit kërkonte fitoren për t’i qëndruar pranë lidërve të Juventusit, ndërsa nga ana tjetër kuqezinjtë kërkonin triumfin për të kapur një vend në Europë.

Dhe kështu ndodhi, pasi këta të fundit ia dolin të mposhtnin bardhekaltërit me rezultatin e thellë 0-3.

Sfida nisi keq për Lazion, të cilët u ndëshkuan në minutën e 23-të nga turku Hakan Calhanoglu, i cili gjuajti nga jashtë zone dhe topi i devijuar të trupin e një futbollisti bardhekaltër, u ndal në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Thomas Strakosha, i cili nuk mundi të bëjë asgjë për të shmangur golin.

Vetëm 10 minuta më vonë, kuqezinjtë zbritën rrezikshëm nga e djathta dhe Saelemaekers krosoi në zonë, por topi u ndal në mënyrë naive me dorë nga mbrojtësi veteran i Lazios, Ionut Radu dhe arbitri Calvarese nuk ngurroi të japë penallti në favor të Milanit.

Nga pika e bardhë gjuajti gjiganti suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili mposhti për herë të dytë Strakoshën çoi Milanin në pushim të ndeshjes me avantazhin e dyfishtë, ndërsa vetë preferoi të mos kthehet më në fushë në pjesën e dytë.

Pioli vendosi të zëvendësojë Ibrën me kroatin Rebic, i cili nuk e harroi zakonin as mbrëmjen e sotme, pasi në minutën e 59′ shënoi edhe golin e tretë për Milanin, duke “vrarë” përfundimisht ndeshjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco