Fiton edhe Kupën/ Bayern në rrugën e duhur për tripletën sezonale

Fiton edhe Kupën/ Bayern në rrugën e duhur për tripletën sezonale

22:07, 04/07/2020

Bayern Munich ka fituar trofeun e dytë sezonal.

Bavarezët mposhtën me lehtësi 4-2 Leverkusenin në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe janë në rugën e duhur për të finalizuar tripletën.

Bavarezët vepruan shpejtë dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 16’, kur David Alaba shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Tetë minuta më vonë, Serge Gnabry vërtetoi se Bayern ishte aty me synimin e qartë – fitoren në këtë finale – duke realizuar për 0-2.

Fitoren e Bayern e vulosi Robert Lewandowski, kur në minutën e 59’ shënoi për 0-3, duke i dhënë qetësinë maksimale skuadrës së tij.

Leverkusen gjeti golin e parë me anë të Sven Bender, i cili realizoi për 1:3 në minutën e 63′. Lewandowski ndali gëzimin e ‘Aspirinave’ duke u kundërpërgjigjur përsëri në minutën e 89′, kurse rezultatin final e vendosi Kai Havertz, kur në minutën e 95′ shënoi nga penalltia për 2:4.

Me këtë fitore në finalen e Kupës së Gjermanisë, Bayern shton edhe një trofe në kabinet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco