Matri thur elozhe për Kumbullën: Po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A

Matri thur elozhe për Kumbullën: Po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A

15:28, 04/07/2020

Alessandro Matri së fundmi ka dhënë një intervistë për “Skira”, ku ka folur për shumë tema në futbollin italian. Sulmuesi foli për interesimin e Interit për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonalin, si dhe për mbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbulla.

 “Tonali është një lojtar i përkryer për skemën e Contes që po përdor tek Interi. Tonali ka personalitet të madh, dhe goditje të shkëlqyer. Në skemën 3-4-1-2 e shikoj mjaft të rëndësishëm për Conten”. Matri foli edhe për mbrojtësin shqiptar të Veronës Marash Kumbullën, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha në Itali. “Kumbulla po dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A. Mbaj mend që një vit më parë Palmieri e donte tek Sasuolo, dhe më tha që ai ishte shumë i fortë”.

Gjithashtu sulmuesi foli edhe për trajnerët me të cilët është stërvitur: “Conte dhe Allegri kanë qenë trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time. Unë i dua dhe i vlerësoj shumë. Nëse duhet të zgjedh një, do thoja Allegrin nga mirënjohja që kam, pasi ishte ai që më dha mundësinë te Calgliari dhe më mori edhe tek Milan dhe Juventus”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco