Supersfida Lazio – Milan, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Supersfida Lazio – Milan, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

14:42, 04/07/2020

Java e 30-të në Serie-A na rezervon një përballje mjaft interesante. Në “Stadio Olimpico” do të luhet sfida mes Lazios dhe Milanit, takim që do të thotë shumë për të dy skuadrat.

Bardhekaltërit synojnë fitoren për t’iu afruar Juventusit të vendit të parë në renditje, ndërsa nga ana tjetër kuqezinjtë kërkojnë të kapin një vend në Europë. Dhe duke parë renditjen në kampionat mbrëmjen e sotme (21:45) pritet të ketë spektakël.

Para kësaj ndeshje, të dy skuadrat përballen me disa dëmtime. Lazio nuk mund llogarisë shërbimet e Ciro Immobiles, Senad Lulic, Lucas Leiva, Felipe Caicedo e Luiz Felipes në këtë sfidë. Ndërsa për Milanin mungojnë Leonardo Duarte dhe Samu Castillejo.

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy skuadrat.

Lazio: Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Parolo, Cataldi, Milinkovic-Savic, Jony; Luis Alberto; Correa.

Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Alexis Saelemaekers, Paqueta, Calhanoglu; Ibrahimovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco