Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës “ngroh” zemrat e tifozëve: Messi nuk preket!

Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës “ngroh” zemrat e tifozëve: Messi nuk preket!

10:14, 04/07/2020

Victor Font, kandidat në zgjedhjet për president në klubin e  Barcelonës, në një intervistë për TuttoMercatoËeb, ka folur qartë për të ardhmen e Leo Messi.

Ai jo vetëm që do të punojë që Messi t’i “varë këpucët në gozhdë” me fanellën e Barcelonës, por të ketë edhe një rol drejtues në klub pas largimit nga futbolli i luajtur.

Messi larg Barcelonës? “Messi nuk preket”.

Messi në projektin tuaj: “Është e qartë se në projektin që kam në mendje për Barcelonën gjithashtu kam besim që Leo do të luajë vetëm me fanellën tonë në karrierën e tij të gjatë dhe të rëndësishme”.

Strategjia: “Messi është lojtar për një klub dhe legjendat nuk zhduken, sepse ato janë pjesë e historisë së tyre përgjithmonë. Prandaj, e konsideroj thelbësore që Messi jo vetëm që të mbyllë aventurën e tij këtu si futbollist, por që ai do të vazhdojë të jetë protagonist brenda Barçës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco