Juventus i propozon Tottenham-it shkëmbimin e lojtarëve

Juventus i propozon Tottenham-it shkëmbimin e lojtarëve

09:23, 04/07/2020

Juventusi po kërkon të shpejtojë që të formojë sa më shpejt skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe përforcimi i repartit të mesfushës është i përqendruar në Angli.

Në orët e fundit, siç nënvizon tabloidi “Daily Telegraph”, klubi bardhezi i ka propozuar Totenhemit një shkëmbim kokë më kokë, një huazim të paktën njëvjeçar mes Ramseyt dhe Ndombelesë.

Por “Spurs”-at kanë refuzuar, ndonëse kanë nënvizuar se janë gati që të bisedojnë blerjen e Ramseyt, vetëm nëse uellsiani ul rrogën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco