Xavi Hernandez pranon të marrë drejtimin e Barcelonës

Xavi Hernandez pranon të marrë drejtimin e Barcelonës

08:25, 04/07/2020

Xavi Hernandez është gati të ribashkohet me Barcelonën. Sipas “Mundo Deportivos” legjenda e katalanasve ka gjetur akordin me klubin për të zëvendësuar Quique Setien.

Trajneri 61-vjeçar ka qenë nën kritika të shumta kohët e fundit, pasi nuk arriti të sigurojë pikët e nevojshme për të ruajtur epërsinë nga Real Madrid që tashmë ka marrë vendin e parë në kampionat.

Të njëjtat burime sqarojë se Lionel Mesi dhe garda e vjetër e skuadrës katalanase janë të gjithë dakord me këtë ndryshim, të bindur se me Xavin që do të diktojë ritmin nga pankina, skuadra do t’i kthehet dominimit në futbollin spanjoll dhe atë kontinental. Xavi kësisoj do të largohej nga Al-Sad në Katar, për të fituar rreth 7 milionë euro në vit në stolin e katalanasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco