Lajm i keq për Kukësin, ja sa do të mungojë Vasil Shkurtaj

Lajm i keq për Kukësin, ja sa do të mungojë Vasil Shkurtaj

23:00, 03/07/2020

Vasil Shkurtaj ka qenë shumë i pafat gjatë ndeshjes së djeshme, teksa pas vetëm dy minutash në fushë u detyrua të largohej prej një dëmtimi që pësoi.

 Mësohet se sulmuesi që ka shënuar 20 gola në kampionat deri më tani, ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë, e cila sipas të gjitha gjasave do ta lërë jashtë fushës për 3 javë, duke humbur kështu ndeshjen me Tiranën dhe jo vetëm.

Sulmuesi doli i përlotur nga fusha, duke përplasur edhe dorën te pankina. Abazaj i qëndron pranë, ndërsa menjëherë stafi mjekësor mori masa. Dje ka qenë si mallkim për sulmuesit e Kukësit, pasi edhe Gordon Kuper doli i dëmtuar nga fusha. Megjithatë, në krahasim me Shkurtajn, ganezi ka një dëmtim të lehtë.(panoramasport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco