Daniele De Rossi mund të marrë drejtimin e skuadrës së Serie-A

Daniele De Rossi mund të marrë drejtimin e skuadrës së Serie-A

22:33, 03/07/2020

Ish-kapiteni i Romës Daniele De Rossi mund të marrë frenat e Fiorentinës.

Gazetari i njohur i futbollit italian Gianluca di Marzio raporton se drejtuesit e klubit “vjollcë” duan që ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 të zëvendësojë Giuseppe Iacinin pas përfundimit të këtij sezoni. Ish-trajneri i Romës dhe Interit LucianoSpalleti është kandidati tjetër për të drejtuar skuadrën e Fiorentinës, por duke qenë se ai është ende nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin e ardhshëm, i zbehen shpresat për të firmosur si trajner i Fiorentinës.

De Rossi është njëri nga ikonat e Romës. Ai luajti sezonin e fundit me Boca Juniors.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco