Gazetari Bledian Koka: Ka histeri kolektive kundër Tiranës, nuk e durojnë që po fiton titullin!

Gazetari Bledian Koka: Ka histeri kolektive kundër Tiranës, nuk e durojnë që po fiton titullin!

19:32, 03/07/2020

Një diskutim i madh ka ardhur nga ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës që përfundoi në shifrat 2-1.

Mënyra se si u luajt pjesa e dytë, ku Bylisi përmbysi shifrat e 45 minutave të para, ndaj një kundërshtari që u duk inekzistent në fushë, ngriti dyshime të shumta, aq sa edhe FSHF-ja ka nisur hetim.

Gazetari i Syri.TV, Bledian Koka, dha opinionin e tij për sfidën e djeshme që u zhvillua në Ballsh.

Çfarë ka ndodhur në këtë sfidë, a mund të jetë e trukuar?

Ajo që unë mendoj, është se kjo është një histeri kolektive, e nxitur totalisht nga ata që janë kundër dhe nuk e duan Tiranën. Nuk e durojnë dot faktin që po shkon drejt titullit, nuk e durojnë dot faktin që janë poshtë në nivel me Tiranën dhe nuk e kuptojnë që në një kampionat, ku një skuadër ka nevojë të bëjë llogaritë e saj, nuk është e detyruar të marrë pjesë në një komepticion që për të nuk është i volitshëm.

Ne themi që ndeshja e Tiranës me Bylisin u shit ose u trukua. Vetë presidenti Halili ka shprehur dyshimet e tij, por ajo që duhet patur parasysh është ajo çfarë ka thënë trajneri Emanuel Egbo, i cili është njeriu që e menaxhon situatën në klub. Ne harrojmë që Tirana ka dy ndeshje të vështira në kampionat  (Kukësin dhe Partizanin) dhe skuadra duhet të bëjë llogaritë e veta, pasi synon fitoren e kampionatit që mungon prej një kohe të gjatë.

Halili u shpreh se e kemi objektiv kupën, ndryshe nga sa foli Egbo?

Egbo, ndryshe nga Halili që do të fitojë çdo gjë pasi e shikon si biznes personal, i duhet të menaxhojë skuadrën, pasi tashmë luhet çdo tre ditë.  Federata bën mirë që bën analizën, por këto gjëra duhet të bëhen në të gjitha ndeshjet. Por, të ngrihet pikëpyetje mbi një skuadër që i bën nder kampionatit në ditët e saj më të vështira dhe jo sot, që po shkon drejt titullit dhe të themi që ndeshja paska qenë e trukuar e të merremi me kompani bastesh që kuotokan Shqipërinë, këto e dëmtojnë futbollin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco