Sindikata e Futbollistëve: Komisioni i Etikës t’u japë përgjigje dyshimeve në Bylis-Tirana

Sindikata e Futbollistëve: Komisioni i Etikës t’u japë përgjigje dyshimeve në Bylis-Tirana

16:30, 03/07/2020

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës që solli atë shthurje të bardhebluve në pjesën e dytë ka sjellë edhe reagimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.

Shoqata e kryesuar nga Andi Lila u bën thirrje aktorëve kryesorë të këtij sporti, futbollistëve, të mos bëhen pjesë e ndeshjeve të trukuara, por të japin maksimumin në fushë dhe ta përqendrojnë vëmendjen e tyre te lufta e fortë sportive.

Reagimi:   

“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptare, në statutin e saj ka parashikuar të përkrahë dhe mbështesë futbollin e ndershëm dhe korrekt.

Por sot në mediat sportive nga shumë aktorë të futbollit gazetare, presidentë, shoqata tifozësh etj., janë ngritur dyshime për paracaktim të një rezultati sportiv të ndeshjes Bylis-Tirana.

Sindikata nuk ka asnjë të drejtë për të bërë komente mbi këtë ndeshje, pasi është detyrë e Komisionit të Etikës t’i japë përgjigje çdo dyshimi të ngritur.

Por nisur nga ky fakt si dhe aludimet e shpeshta për ndeshjet e Kategorisë së Parë, Sindikata i bën thirrje të gjithë futbollistëve, që të jenë seriozë në punën e tyre duke respektuar fanellën që mbajnë veshur, tifozët që i përkrahin dhe mbi të gjitha djersën dhe sakrificat e tyre.

Rezultatet që vijnë nga lufta e fortë sportive në fushën e lojës janë ato që i japin jetë pasionit tonë për futbollin.

Çdo rezultat i vendosur nga xhaketat e zeza në fushën e lojës sipas urdhrave të kostumeve të zinj në shkallët e stadiumeve nuk duhet të ketë lidhje me ne. Futbollistët megjithëse ndodhen në situatë mjaft të vështirë nuk duhet të bëhen bashkëfajtorë në këto komedi që luhen me futbollin.

Sindikata do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjithë futbollisteve që karrierën e tyre sportive ta mbështetin te futbolli FairPlay”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco