FOTO/ Sane shkuan letër falënderimi për Manchester Cityn

FOTO/ Sane shkuan letër falënderimi për Manchester Cityn

16:07, 03/07/2020

Leroy Sane u largua nga Manchester City dhe u rikthye në vendlindje në Gjermani te Bayern Munchen për 49 milionë euro.

Sane fitoi 2 herë Premier Ligën me Cityn, fitoi disa Kupa në Angli dhe u shpall edhe lojtari i ri më i mirë në sezonin 2017-2018.

Pasi u zyrtarizua te Bayern Munchen, gjermani ka shkruar një letër për tifozët, shokët e ekipit dhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Faleminderit për kohën fantastike dhe suportin që më keni dhënë gjatë këtyre 4 viteve. Ka qenë një aventurë mjaft e suksesshme që nuk do ta harroj kurrë. Kemi fituar shumë ndeshje, kemi shënuar shumë gola dhe kemi fituar 7 trofe së bashku. Faleminderit fansave, stafit dhe shokëve të ekipit.

Do ta kujtoj gjithmonë këtë kohë që kalova me krenari. Gjithashtu faleminderit trajnerit që më ndihmoi të bëhesha një lojtar më i mirë, i cila ka një rol të rëndësishëm në fitimin e çmimit të lojtarit të ri më të mirë që mora.

Kam mësuar shumë dhe jam shumë krenar që isha pjesë e këtij udhëtimi”, shkruan Sane në letrën e publikuar në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco