Koronavirusi i merr jetën babait të Khabib Nurmagomedov

Koronavirusi i merr jetën babait të Khabib Nurmagomedov

14:58, 03/07/2020

Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen infektive të koronavirusit.

Abdulmanap, i cili ishte edhe trajneri i kampionit Khabib Nurmagomedov, vdiq në një spital në Moskë për shkak të komplikimeve të Covid-19, në moshën 57-vjeçare.

Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me Covid dhe kjo kërkonte një operacion urgjent.

57-vjeçari u vendos dy herë në gjendje kome, ndërsa situata e tij u cilësua si “serioze, por e qëndrueshme”. Udhëheqësi i Republikës Çeçene dhe shoku i familjes Nurmagomedov, Ramzan Kadyrov, raportoi vdekjen e tij gjatë të premtes.

Kampioni i UFC-së, Khabib nuk ka luftuar që nga shtatori i vitit 2019, kur ai mbrojti titullin e tij kundër Dustin Poirier në UFC 242.

Sidoqoftë, humbja shkatërruese e babait të tij mund të shtyjë periudhën e luftës së Khabib Nurmagomedov.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco