Plas ‘bomba’ te Barça, Messi refuzon rinovimin dhe kërkon largimin

Plas ‘bomba’ te Barça, Messi refuzon rinovimin dhe kërkon largimin

13:54, 03/07/2020

Barcelona po kalon moment të vështirë pasi titulli kampion po i “rrëshqet” nga duart me Real Madridin që tashmë ka thelluar diferencën në +4 pikë.

Sipas medieve në Spanjë, Messi ka ndërprerë tratativat për rinovimin e kontratës, që kishin nisur prej javësh dhe po shkonin drejt akordit final.

Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në qershorin e viti të ardhshëm, ndërsa palët po diskutonin për zgjatjen e saj deri në vitin 2023. Por kjo, të paktën për momentin duket e pamundur.

Messi është tërhequr nga tavolina e tratativave, duke lënë të kuptohet se mund të largohet vitin e ardhshëm nga Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco