Sane flet për herë të parë si bavarez: Objektivi është Championsi...

Sane flet për herë të parë si bavarez: Objektivi është Championsi...

11:48, 03/07/2020

Leroy Sane ka folur për herë të parë si futbollist i Bayern Munchen.

Bavarezët zyrtarizuan transferimin e Sanes nga Manchester City dhe konfirmuar marrëveshjen 5-vjeçare me lojtarin. Transferimi në Allianz Arena është pritur mirë nga sulmuesi gjerman, i cili mezi pret të stërvit dhe të luajë me Bayernin.

“Bayerni është një klub i shkëlqyeshëm me qëllime të mëdha dhe këto qëllime më përshtaten mua”, ka thënë fillimisht Sane.

“Unë mezi pres të stërvitem me ekipin e ri. E njoh Hansi Flick nga Kombëtarja U21, kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje.

“Dua të fitoj sa më shumë trofe që është e mundur me Bayernin, dhe Liga e Kampionëve është objektivi kryesor”, përfundoi sulmuesi gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco