Pasi e shkatërroi 4-0, Klopp flet për humbjen turpëruese ndaj Man Cityt

Pasi e shkatërroi 4-0, Klopp flet për humbjen turpëruese ndaj Man Cityt

10:59, 03/07/2020

Jurgen Klopp pafolur pas humbjes 4-0 të Liverpoolit përballë Manchester Cityt.

Në fakt, trajneri gjerman nuk e vinte në dyshim angazhimin e lojtarëve të tij, por si duket, sigurimi i titullit e uli vigjilencën dhe motivimin e tyre.

“Rezultati flet vetë, nuk ishim në lartësinë e duhur. Neve na mungoi rrjedhshmëria, ndërsa kundërshtari ishte më i shpejtë në disa situata. Manchester City shfrytëzoi shanset e veta, ndërsa ne jo”.

Gazetari këmbënguli, pasi përgjigjja e gjermanit nuk e kënaqi kuriozitetin e tij në lidhje me këtë paraqitje të dobët të kampionëve të rinj.

“Është hera e dytë që më pyet për këtë. Nëse dëshiron ta titullosh këtë histori se nuk ishim të përqendruar, bëje, por unë jam i kënaqur me qëndrimin e ekipit tim”.

Pas kësaj, trajneri i “Reds” komplimentoi “qytetarët”: “Unë e kam parë sezonin e Manchester City dhe nuk ka luajtur asnjëherë keq, edhe kur ka humbur. Nëse ka një ekip, që mund të na mundë në këtë mënyrë, ai ndoshta është Manchester City”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco