Milani arrin akordin me mesfushorin 28-vjeçar

Milani arrin akordin me mesfushorin 28-vjeçar

22:05, 02/07/2020

Milani ka arritur akordin me mesfushorin irlandez, Jeff Hendrick, dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet marrëveshja e transferimit të tij te kuqezinjtë.

Lajmi është dhënë sot nga mediat angleze, sipas të cilave 28-vjeçari ka refuzuar rinovimin me Burnleyn dhe ka vendosur t’u bashkohet kuqezinjve si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadoi më 30 qershor.

Administratori i Milanit, Ivan Gazidis, është takuar me Hendrick dhe agjentët e tij gjatë muajit shkurt, kur edhe kanë arritur marrëveshjen, ndërsa irlandezi pritet të firmosë për 4 sezone me kuqezinjtë.

Hendrick ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Derby Counti, ndërsa 4 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Burnleyt, ku ka luajtur për 122 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar edhe 9 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco