Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Zyrtare, Leroy Sane prezantohet te Bayern Munich!

Zyrtare, Leroy Sane prezantohet te Bayern Munich!

21:43, 02/07/2020

Bayern Munchen ka bërë goditjen e shumë dëshiruar në merkato, pasi sulmuesi Lorey Sane ka firmosur me klubin bavarez. Marrëveshja ende nuk është publikuar nga kampionët e Gjermanisë, por fotot e prezantimit kanë “rrjedhur” nga klubi i njohur gjerman.

Sulmuesi ka firmosur me gjigantët e Bundesligës dhe sot nuk u grumbullua në ndeshjen kundër Liverpoolit nga skuadra e Manchester City-t. Ai u kap mat së bashku me agjentin Fali Ramadani duke drekuar në Mynih, ndërsa në foto shfaqet duke pozuar me fanellën e klubit.

Lojtari i kombëtares gjermane është me drejtuesit e lartë të klubit. Në fotot e publikuara në rrjet, Sane shihet duke nënshkruar kontratën e tij të re me klubin e Bayern. City nga krahu tjetër u dorëzua para dëshirës së lojtarit për t’u larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco