Dovedan: Ndeshjen e nisëm keq, jam i nervozuar për penalltinë

Dovedan: Ndeshjen e nisëm keq, jam i nervozuar për penalltinë

20:22, 02/07/2020

Si gjithmonë fjalë pak u shfaq në lidhjen me emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, i cili pavarësisht fitores me përmbysje, nuk i kurseu kritikat për futbollistët e tij, që duhej të shënonin më shumë.

“E nisëm keq ndeshjen dhe duhej të pësonim që të zgjoheshim. E kemi bërë edhe herë të tjera këtë gabim, duke u qasur keq në ndeshje. Megjithatë më vjen keq që humbëm penalltinë, pasi duhej të kishim shënuar edhe një gol. Jam shumë i nervozuar, pasi urdhërova që penalltinë ta gjuante Ujka dhe Goxhaj bëri në kokë të vet, duke e gjuajtur dhe humbur”, u shpreh tekniku i ballshiotëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco