Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

VIDEO/ Tirana lëshon terren në pjesën e dytë, Bylis i kthen rezultatin

VIDEO/ Tirana lëshon terren në pjesën e dytë, Bylis i kthen rezultatin

19:46, 02/07/2020

Sapo ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, shkruan Syri.net.

Bylisi fiton me përmbysje 2-1, në një ndeshje që pritet të hapë polemika përsa i përket zhvillimeve në pjesën e dytë.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë 1-0, me golin e Edon Hasanit në minutën e 20-të.

Mallakastriotët realizuan dy herë rresht në fraksionin e dytë, ku bardheblutë shpërfytyrohen totalisht.

Murataj në minutat 65 dhe 78 i jep avantazhin Bylisit. Në fund, vendësit humbasin dhe një penallti, çka do t’ua bënte më të thjeshtë kualifikimin në finale në sfidën e kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco