Buffon zbulon sekretin e rinisë së tij

Buffon zbulon sekretin e rinisë së tij

19:15, 02/07/2020

Në një lidhje direkte me faqen “Randstad Italia” në Instagram, portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, foli për rinovimin edhe për një sezon me skuadrën e bardhezi. Buffon u shpreh se ka ende pasion dhe zjarr brenda tij për të luajtur.

“Ende kam zjarr brenda meje. Vazhdoj të luaj sepse ndihem mirë dhe jam kompetitiv, gjithmonë dua të përmirësohem në lojën time.

“Në momentin që u ktheva në numrin një, pasioni mu kthye në punë, dhe i kam vendosur obligim vetes të mos paraqitem dobët, por gjithmonë të qëndroj në majë. Për 15 vite jam argëtuar, ndërsa tani si veteran, kam zbuluar ‘rininë time’. Ky është sekreti im që vazhdoj ende.

“Në 12 vitet e fundit të karrierës sime, kam shijuar çdo fitore të vogël dhe jam dëshpëruar për çdo humbje. Kur je mësuar të fitosh të duket normale. Në këtë sens, fitoret kanë më pak impakt se humbjet. Duhet të gjej paqen brenda vetes, sepse rrezikoj të mos e lë kurrë futbollin”, – e mbyll Buffon me shaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco