FOTO/ Pas blerjeve të bujshme, zbulohet formacioni i Bayernit sezonin e ri

FOTO/ Pas blerjeve të bujshme, zbulohet formacioni i Bayernit sezonin e ri

09:48, 02/07/2020

Leroy Sane do të largohet nga Manchester City, për t’u rikthyer në Bundesligë, te Bayern Munich.

Mediet në Gjermani e konsiderojnë punë të kryer, duke mbetur vetëm zyrtarizimi. Largimin e Sane tashmë e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, që ka shtuar se dëshira e tij ka qenë që lojtarin ta mbajë në skuadër, diçka pothuajse e pamundur.

Me transferimin e Sane, Bayern Munich po krijon një skuadër me cilësi të mrekullueshme sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robben, Bayern Munich synon të ketë plan afatgjatë për zëvendësimin e tyre, me Sergie Gnabry dhe Leory Sane.

Me Thomas Muller në formacion, e pa harruar edhe Robert Lewandwoskin, ‘Bavarezët’ vërtetë do të kenë ofansivë për t’u lakmuar.

Ky pritte të jetë formacioni i Bayern Munich për sezonin e ri:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco