'Pogba back'; një Tweet në faqen e klubit ndez ëndrrat e tifozëve bardhezinj

'Pogba back'; një Tweet në faqen e klubit ndez ëndrrat e tifozëve bardhezinj

09:21, 02/07/2020

Një “back” është i mjaftueshëm për të ndezur entuziasmin e tifozëve të Juventusit. Sidomos nëse kjo fjalë (mbrapa) lidhet me emrin e Paul Labile Pogba, ëndrra në merkato e tifozëve bardhezinj. Protagonisti është bërë profili spanjisht-folës në Twitter i klubit të Juventusit, i cili dje postoi golat më të mirë të Pogba me fanellën bardhezi, duke përmendur lojtarin dhe përdorur hashtagun klasik “Forza Juve”. Plus asaj, fjala “back”, që i bëri fansat e “Zonjës së Vjetër” të ëndërrojnë. Ky Tweet u fshi më pas.

Sidoqoftë, me sa duket, sqarimet nuk vonuan, me një buzëqeshje. Ishte një zhytje në të kaluarën dhe jo një njoftim merkatoje për të ardhmen. Edhe pse disa ende shpresojnë te “Pogba back”. “Ne thjesht kemi dashur të kujtojmë golat e një ish-lojtari, mos mendoni për gjëra të tjera”, – ishte sqarimi përkatës. Një “cicërimë” me siguri nuk do të jetë e mjaftueshme për ta kthyer Pogba në Torino, por ajo ndez imagjinatën dhe ëndrrat e miliona fansave bardhezinj./ telesport


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco