Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Conte u përgjigjet kritikave: Nuk keni punë me futbollistët e Interit

Conte u përgjigjet kritikave: Nuk keni punë me futbollistët e Interit

08:34, 02/07/2020

Antonio Conte i është përgjigjur kritikave në media.

“Më kritikoni mua jo klubin dhe këtë lojtarë”, ka deklaruar trajneri i Interit.

‘Zikaltërit’ zhvilluan një paraqitje të mirë duke e mposhtur 6-0 Brescian, për të ngushtuar në 8 pikë diferencën me liderët e Serie A, Juventusin.

“Ne zhvilluam një lojë të mirë për të fituar, por gjithashtu më pëlqeu qëndrimi i ekipit që asnjëherë nuk u ndal së sulmuari”, ka deklaruar Conte.

“Shënuam gjatë dhe nuk pësuam gol, kështu që mund të jetë arsye për t’u kënaqur. Gjithmonë ka gjëra pozitive duke parë Interin, por disa duan të shohin gotën gjysmë të zbrazët dhe jo gjysmë të mbushur”.

“Ata duan të krijojnë shumë probleme, por mua nuk më intereson kjo. Më sulmoni mua, nuk keni punë me klubin ose lojtarët”, përfundoi Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco