VIDEO/ Kololli në formë të shkëlqyer, shënon sërish për skuadrën e Zurich

VIDEO/ Kololli në formë të shkëlqyer, shënon sërish për skuadrën e Zurich

21:30, 01/07/2020

Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Benjamin Kololli po kalon një formë mjaft të mirë në Zvicrën me fanellën e skuadrës së Zurich.

Pas perlës nga goditja e dënimit ndaj Young Boys dhe supergolit në ndeshjen kundër St Gallen, Kololli ka shënuar sërish për Zurich në takimin që po luan ndaj Thun në transfetë.

Në minutat shtesë të pjesë së parë, Zurich fitoi një penallti të cilën e mori përsipër mesfushori kosovarë.

Kololli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar shifrat e takimit në 3-2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco