Muka për Syri TV: Mos e sulmoni Egbonë, bravo i qoftë për punën që ka bërë!

Muka për Syri TV: Mos e sulmoni Egbonë, bravo i qoftë për punën që ka bërë!

18:45, 01/07/2020

Trajneri i futbollit, Gerti Muka, deklaroi në Syri TV në emisionin e pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko se Tirana është kandidate për të dy trofetë, teksa mbron Emanuel Egbo nga “sulmet” mediatike që i janë bërë në lidhje me të ardhmen te bardheblutë.

Kupa – “Tirana është e favorizuar ndaj Bylisit, duke patur parasysh se skuadra ballshiote ka patur oshilacione. Tirana ka mundësitë t’i marrë të dy trofetë, pasi është një ekip i kompletuar. Vetëm një gjë kam dyshim, që Egbo ka thënë se do të bëjë rotacion. E vetmja gjë që mund ta rrezikojë Tiranën është rotacioni në këtë moment.

Egbo – Them që zërat për largimin e Egbosë janë nga njerëz dashakeqës, që nuk e duan futbollin. Sot është dita e Egbosë dhe mundësia që ai të vazhdojë kontratën është e madhe. Madje mund të them që Egbo po tregon vlera si trajner, si psikolog apo për gjithçka. Po e them që ata që nuk e duan, ta lënë të qetë. Nuk po e kuptoj pse e sulmojnë, aq sa mund të them që shqiptarët na qenkan racistë, pasi ai vjen nga Nigeria. Për mua nuk ka arsye të sulmohet. Bravo i qoftë për punën që ka bërë”, deklaroi Muka në lidhjen “Skype” në Syri TV.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco