Egbo: Bylis ekip agresiv, ndaj Skënderbeut nuk ishim në formë

Egbo: Bylis ekip agresiv, ndaj Skënderbeut nuk ishim në formë

17:34, 01/07/2020

Në prag të ndeshjes me Bylisin, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo doli përpara medieve ku foli në lidhje me kundërshtarin, por edhe për formacionin që do të përdorë në këtë gjysmëfinale të parë të Kupës së Shqipërisë: Normalisht është një ndeshje e vështirë. Edhe ne, edhe ata e dëshirojmë këtë finale. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim. Bylisi është skuadër që u ka hapur probleme shumë skuadrave në kampionat. Kanë kontingjent që japin maksimumin në fushë.

Bylis ndryshe nga kampionati – Është ndeshje kupe. Në kampionat është ndryshe. Ndeshja e parë Kupës luhet në shtëpinë e tyre, pres që Bylisi të shfaqet agresiv në lojë dhe të jetë i karikuar maksimalisht për ndeshjen e nesërme.

Formacioni anti-Bylis– Nuk e di, ndoshta dhe ata të 11-ë të parët mund të fillojnë. Në shumë takime, kanë luajtur një numër i caktuar lojtarësh. Nuk do të thotë që lojtarët që kanë marrë pak minuta të mos jenë titullarë. Çdo lojtar që është pjesë e këtij ekipi duhet të jetë i gatshëm për çdo moment.

Skënderbeu – Nuk ishim në formën e duhur dhe të karikuar në pjesën e parë. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve: ‘Çuna, jam i bindur që ju mund ta ktheni rezultatin’.

Sigurimi titullit ndaj Kukësit ose Partizanit – Nuk e di, nesër kemi ndeshje me Bylisin. Pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për Kukësin”, përfundoi Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco