Zidane publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën kundër Getafes

Zidane publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën kundër Getafes

17:03, 01/07/2020

Mbrëmjen e nesërme Real Madrid luan ndaj Getafes në shtepi, në kuadër të javës së 33-të në La Liga.

“Los Blancos” kanë shansin e artë të thellojnë diferencën nga Barcelona, e cila u ndal në barazim 2-2 në përballjen kundër Atletico Madrid.

Dhe ditën e sotme trajneri i madrilenëve publikoi dhe listën e lojtarëve të thirrur për këtë takim.

Në listën e 24 futbollistëve të grumbulluar bie në sy mungesa e mesfushorit Eden Hazard, i cili nuk do të jetë prezent në këtë sfidë. Tekniku franceze e ka lënë jashtë 29 vjeçarin, pasi nuk dëshiron të rrezikojë në një tjetër dëmtim të kyçit të këmbës.

" Ne duhet t’i marrim gjërat ngadalë me Hazard. Nuk kam dyshim që Edeni do të jetë përsëri në fushë për një kohë të shkurtër ", tha Zidane.

Megjithatë trajneri i madrilenëve do të llogarisë për këtë sfidë shërbimet e Lucas Vazquez dhe Luka Jovic, të rikthyer për herë të parë që prej rifillimit të kampionatit spanjoll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco