Atletico Madrid 'frenon' Barcelonën dhe i bën 'nder' Realit

Atletico Madrid 'frenon' Barcelonën dhe i bën 'nder' Realit

23:57, 30/06/2020

Është mbyllur në barazim 2-2 përballja midis Barcelonës dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Fillimisht ishin katalanasit që kaluan në avantazh në minutën e 12-të të takimit, falë një autogoli të Diego Costas. Ky i fundit nuk arriti të largojë siç duhet një top të krosuar nga, Lionel Messi nga goditja e këndit, duke e çuar në portën e tij.

Mirëpo vetëm 3 minuta më pas “Los Colchoneros” fituan një penallti  të cilën fillimisht e mori përsipër Costa.
Sulmuesi spanjoll nuk u tregua i saktë përballë portierit Ter Stegen, por arbitri vendosi ta anulojë, për shkak se portieri gjerman kishte kaluar vizën. Penalltinë më pas e mori përsipër, Saul, i cili u tregua i saktë, duke barazuar shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Blaugranët ishin ata që kaluan sërish të parët avantazh. Në minutën 50-të Barça fitoi një penallti të cilën e mori përsipër Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar, duke realizuar një gol me “Panenka”. Ky ishte dhe goli i 700-të në karrierë për Messin. Por djemtë e Simeones nuk u dorëzua dhe 12 minuta më vonë barazuan rezultatin me Saul, i cili shënoi golin e dytë personal.

Barcelona tashmë humbi një shans të artë në garën për titull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco