Manchester United bën detyrën, fiton ndaj Brighton dhe shton shanset për Champion-s

Manchester United bën detyrën, fiton ndaj Brighton dhe shton shanset për Champion-s

23:39, 30/06/2020

Që prej rikthimit të Premier League, gjerat kanë shkuar mirë për Manchester United.

Mbrëmjen e sotme, “Djajtë e kuq” kanë regjistruar fitoren e 3-të rradhazi mes kampionatit dhe FA Cup duke e ngushtuar përkohësisht në -2 pikë diferencën me Chelsea-n e vendit të 4-t.

Djemtë e Solskjaer triumfuan me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Brighton duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Greenwood me një gol dhe një asist dhe Bruno Fernandes me një dygolësh ishin heronjtë e Manchester United në këtë transfertë delikate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco