FOTO/ Mbyllet pjesa e parë Barcelona - Atletico Madrid, këto janë statistikat

FOTO/ Mbyllet pjesa e parë Barcelona - Atletico Madrid, këto janë statistikat

22:47, 30/06/2020

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Fillimisht ishin katalanasit që kaluan në avantazh në minutën e 12-të të takimit, falë një autogoli të Diego Costas. Ky i fundit nuk arriti të largojë siç duhet një top të krosuar nga Lionel Messi nga goditja e këndit, duke e çuar në portën e tij.

Mirëpo vetëm 3 minuta më pas “Los Colchoneros” fituan një penallti  të cilën fillimisht e mori përsipër Costa.

Sulmuesi spanjoll nuk u tregua i saktë përballë portierit Ter Stegen, por arbitri vendosi ta anulojë, për shkak se portieri gjerman kishte kaluar vizën.

Penalltinë më pas e mori përsipër, Saul, i cili u tregua i saktë, duke barazuar shifrat (1-1).

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco