VIDEO/ Realizohen dy gola të shpejtë në sfidën Barcelona - Atletico Madrid

VIDEO/ Realizohen dy gola të shpejtë në sfidën Barcelona - Atletico Madrid

22:25, 30/06/2020

Po luhet në këto momente ndeshja midis Barcelonës dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Në minutën e 12’ Diego Costa nuk arriti të largojë siç duhet një top të krosuar nga Lionel Messi nga goditja e këndit, duke e çuar në portën e tij.

Mirëpo vetëm 3 minuta më pas “Los Colchoneros” fituan një penallti  të cilën fillimisht e mori përsipër Costa.

Sulmuesi spanjoll nuk u tregua i saktë përballë portierit Ter Stegen, por arbitri vendosi ta anulojë, për shkak se portieri gjerman kishte kaluar vizën.

Penallti më pas e mori përsipër, Saul, i cili u tregua i saktë, duke barazuar shifrat (1-1).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco