VIDEO/ Lazio fiton me përmbysje kundër Torinos, vazhdon presionin ndaj Juventusit

VIDEO/ Lazio fiton me përmbysje kundër Torinos, vazhdon presionin ndaj Juventusit

21:40, 30/06/2020

Lazio i duhej fitorja mbrëmjen e sotme në fushën e Torinos për t’iu afruar Juventusit në garën pëer titullin kampion në Serie-A.

Skuadra e Simone Inzaghit e nisi keq takimin, pasi torinezët kaluan në avantazh  në minutën e 5-të me anë të Bellotiti. Sulmuesi italian u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Strakosha.

Në pjesën parë nuk pati surpriza, por në pjesën e dytë, bardhekaltërit arritën të përmbysin rezultatin, falë golave të Immobiles (48) dhe Parolos (72).

Me këtë fitore, Lazio ngushton diferencën në një pikë me Juventusin, të cilët luajnë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Genoas (21:45).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco