Sulmuesi shqiptar tregon gabimin e madh të jetës: Refuzova Liverpoolin dhe Real Madridin

Sulmuesi shqiptar tregon gabimin e madh të jetës: Refuzova Liverpoolin dhe Real Madridin

17:22, 30/06/2020

Donis Avdiaj ishte një nga lojtarët më të përfolur në 2014-ën, teksa shihej si me të ardhme të ndritur, aq sa Shalke 04 i rinovoi kontratën dhe i vendosi një klauzolë 47 milionë euro, që kur luante për ekipin e të rinjve.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari që tashmë luan në Skoci me Hearts, është shprehur se në të kaluarën ka pasur oferta nga Reali dhe Liverpooli, por i ka refuzuar, duke thënë se ky është pengu më i madh në karrierën e tij.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një ofertë të madhe nga Liverpooli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Shalken, klub që e kisha në zemër. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi në të kaluarën.

Kontrata e re dhe klauzola 47 milionë euro te Shalke në vitin 2014 më bënë të lumtur asokohe (në 2014), por unë nuk e dija se çfarë ishte në të vërtetë.

Unë vazhdoj të mendoj se atëherë nuk kisha mbështetjen e duhur nga Shalke, në të kundërt gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Ka pasur shumë momente kur më është dashur të luftoj fortë dhe falë Zotit kam arritur deri këtu ku jam. Por asokohe kur bëra kontratën, unë nuk stërvitesha dhe luaja me profesionistët, por isha vetëm ai djali me klauzolën 47 milionë euro”,  u shpreh Avdiaj, i cili ka luajtur 6 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, duke shënuar 2 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco