Kupa e Kombeve të Afrikës shtyhet me një vit

Kupa e Kombeve të Afrikës shtyhet me një vit

16:55, 30/06/2020

Pas Lojërave Olimpike në Tokio dhe Euro 2020, është radha e Kupës së Kombeve të Afrikës të shtyhet me një vit.

Lajmi u dha pak më parë nga komiteti ekzekutiv i CAF përmes një postimi në faqen zyrtare.

Fillimisht kompeticioni ishte planifikuar të zhvillohej në Kamerun nga data 9 janar deri në 6 shkurt 2021.

Por së fundi është vendosur që ky kompeticion të zhvillohet në janar të vitit 2022.

Përveç pasigurisë që lidhen me situatën shëndetësore në Afrikë, ishin shumë pak data të FIFA-s, për të luajtur ndeshjet eliminatore mbetura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco