VIDEO/ Blerja e bujshme mbërrin në Milano, kontratë 5-vjeçare

VIDEO/ Blerja e bujshme mbërrin në Milano, kontratë 5-vjeçare

12:10, 30/06/2020

Achraf Hakimi ka mbërritur në Milano për të kompletuar transfertën e bujshme nga Real Madrid në Inter.

Sipas Sky Sport Italia, janë duke përfunduar detajet e fundit të kontratës së 21-vjeçarit të ku është arritur marrëveshja me Realin për 40 milionë euro plus bonuse.

Hakimi fluturoi sot dhe në klinikën e zikaltërve do të kryejë testet mjekësore, pastaj të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hakimi bëri 45 paraqitje për Borussia Dortmund këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe 10 asistime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco