Verona bën lojë të dyfishtë për Marash Kumbullën

Verona bën lojë të dyfishtë për Marash Kumbullën

21:52, 29/06/2020

Hellas Verona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për transferimin e Marash Kumbullës te Lazio.

Drejtuesit e Lazios, Lotito dhe Tare, kanë ofruar 18 milionë euro dhe dy lojtarë, por duket se presidenti Setti i Veronës kërkon kohë të mendohet.

Një nga emrat e përfshirë në bisedimet për Kumbullën është Valon Berisha, që mbylli huazimin në Dusseldorf, por paga e tij e lartë është bërë pengesë e pakapërcyeshme.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit veronez duket se po bëjnë lojë të dyfishtë.

Ata do të takohen edhe me përfaqësuesit e Interit për të kuptuar se cila do të jetë oferta e tyre.

Pak javë më parë Setti refuzoi 18 milionë euro dhe kartonin e Salcedos.

Kumbulla vlerësohet 18 milionë euro, ndërsa Interi do të ishte i gatshëm t’i ofronte 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco