Timo Werner sqaron pse zgjodhi Chelsean

Timo Werner sqaron pse zgjodhi Chelsean

20:30, 29/06/2020

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelseat të Londrës.

Për futbollistin që spikati në Bundesligë në radhët e Leipzigut pati interes edhe nga Liverpooli, por blutë e Londrës ishin më konkretë me ofertën e tyre.

Vetë Werner, në një prononcim të fundit, sqaroi pse vendosi të firmoste me Chelsean.

“Ishin disa klube të rëndësishme që luftonin për mua. Oferta e Chelseat ishte më e mirë për mua, për mënyrën sesi luaj dhe për  karrierën time”, deklaroi sulmuesi gjerman.

Shumë zëra e kanë akuzuar Wernerin se u tërhoq nga paratë e manjatit rus, Abramovic, por sulmuesi kundërpërgjigjet: “Paratë kishin peshën më të vogël në vendimin tim. Në të kundërt, mund të kisha shkuar në Kinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco