Fortuna Dusseldorf ra nga Bundesliga, Valon Berisha rikthehet te Lazio

Fortuna Dusseldorf ra nga Bundesliga, Valon Berisha rikthehet te Lazio

19:23, 29/06/2020

Valon Berisha i ka dhënë lamtumirën Fortuna Dusseldorfit dhe do të kthehet te Lazio, aty ku do të planifikojë të ardhmen për sezonin 2020-2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha falënderoi klubin për mundësinë, tifozët për mbështetjen dhe shokët e skuadrën për ndihmën sa ishte këto muaj në Bundesligë.

Ai në janar u huazua te Fortuna Dusseldorfit me shpresën për të ndihmuar ekipin të mbetet në Bundesligë, objektiv ky që nuk u arrit dhe për këtë është i mërzitur edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës.

“Ishte nder dhe kënaqësi për mua të luaja me ju, për fat të keq dhe akoma më dhemb të them që nuk e kemi arritur objektivin tonë. Faleminderit edhe Fortuna Dusseldorfit për mundësinë që më dha të luaj, faleminderit tifozëve dhe një falenderim i madh edhe për të gjithë lojtarët, super djem, ju uroj vetëm më të mirat”, ka shkruar ai në Instagram.

Valon Berisha bëri 13 paraqitje në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin, por nuk arriti të lërë shumë gjurmë, duke dhuruar vetëm një asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco