VIDEO/ Gagliardini nuk e duron presionin për rastin e humbur: S’e dua më atë fanellë

VIDEO/ Gagliardini nuk e duron presionin për rastin e humbur: S’e dua më atë fanellë

19:02, 29/06/2020

Roberto Gagliardini u bë protagonist negativ në ndeshjen Inter-Sassuolo, ku zikaltrit nuk shkuan përtej një barazimi 3-3, ndërsa mesfushori italian humbi një rast me portën e boshatisur dhe vetëm 2-3 metra larg vijës fatale.

Videoja bëri xhiron e botës, ndërsa mesfushori u “kryqëzua” nga fansat, por vetëm 4 ditë më vonë luajti si titullar në sfidën përballë Parmës, ku bëri një paraqitje të kënaqshme, duke ndihmuar skuadrën të marrë fitoren.

Në përfundim të ndeshjes Gagliardini deklaroi se e ka vuajtur shumë atë rast të humbur, ndërsa shtoi se ka vendosur të dhurojë fanellën e asaj ndeshjeje, pasi nuk dëshiron ta shikojë më me sy.

“Fitorja ndaj Parmës ishte shumë e rëndësishme për ecurinë tona. Vuajtëm, por ia dolëm të marrim tre pikë në një transfertë të vështirë. Rasti i humbur me Sassuolon më peshoi shumë. Fanellën e asaj ndeshjeje do ta dhuroj, pasi nuk dua ta shikoj më me sy”, u shpreh Gagliardini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco