Matraxhiu për Syri TV: Tirana është superfuqi e këtij kampionati, Egbo më i miri

Matraxhiu për Syri TV: Tirana është superfuqi e këtij kampionati, Egbo më i miri

18:46, 29/06/2020

Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, në një lidhje “Skype” në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, foli për ndeshjet e javës që lamë pas të Kategorisë Superiore.  

“Tirana është superfuqi e këtij kampionati dhe kjo nuk është për t’i bërë qejfin, por realitet. Tirana e ka bërë disa herë përmbysjen dhe nuk është çështje fati. Mendoj se ka një trajner si Egbo, që me gjithë respektin që kam për trajnerët e tjerë, është më i miri i kampionatit.

Ngo - Nuk është vetëm çështja e golave, por Ngo punoi shumë mirë dhe në lojë. Ai tregohet cinik përpara portës.

Batha - Ka dhe lojtarë të tjerë të mirë te Tirana, ku mund të them që Batha është një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Ai është një lojtar potent, mund të them që është një lider te Tirana”, deklaroi Matraxhiu në Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco