Arthur bëhet zyrtarisht lojtar i Juventusit, detajet e kontratës

Arthur bëhet zyrtarisht lojtar i Juventusit, detajet e kontratës

18:05, 29/06/2020

Arthur është zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit. Njoftimin e dha Barcelona në faqen e saj të internetit.

Braziliani ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Juventusin.

“Barcelona dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Arthur Melo”, shkruan klubi “blaugrana”.

Kampionët e Italisë do të paguajnë 72 milionë euro, plus 10 milionë euro shpërblime.

Lojtari do të mbetet te Barcelona deri në përfundimin e garave zyrtare të sezonit 2019-2020.

Arthur u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2018 nga Gremio i Porto Alegres.

Mesfushori brazilian deri tani ka luajtur 72 ndeshje për Barçën: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Superkupën spanjolle.

Mesfushori brazilian, i cili ka shënuar 4 gola në këto dy sezone në Katalonjë, shënoi golin e tij të parë kundër Osasunas në kampionat.

Arthur fitoi dy trofe me Barçën, La Ligan dhe Superkupën Spanjolle në sezonin 2018-2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco