ZYRTARE: Ndryshon orari, Kukësi: Ja vendi dhe ora kur do të luhet gjysmëfinalja e Kupës

ZYRTARE: Ndryshon orari, Kukësi: Ja vendi dhe ora kur do të luhet gjysmëfinalja e Kupës

13:24, 29/06/2020

Klubi i Kukësit ka njoftuar se takimi i parë i gjysmëfinales kundër Teutës në Kupën e Shqipërisë do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 20:45.

Ky vendim është marrë për shkak të motit të nxehtë dhe thatësirës së madhe që po vështirëson zhvillimin e ndeshjeve në kushte të përshtatshme.

Njoftimi i plotë i klubit të Kukësit:

Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës për gjysmëfinalet. Takimi me Teutën do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:45 dhe do të jetë pa praninë e tifozëve.

Pas fitores ndaj Bylisit ditën e djeshme, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për 3 pikët e marra në një ndeshje të vështirë por edhe të rëndësishme. Pas ndeshjes ndaj Bylisit për mediat foli edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi i cili ishte nga më të dalluarit në fushë duke e konsideruar një fitore të rëndësishme.

Duke parë temperaturat e larta që po pushtojnë vendin tonë, klubi ka vendosur që ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si pritës, te zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe të gjitha do të luhen në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco