Humbjet me goleada, klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

Humbjet me goleada, klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

12:23, 29/06/2020

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, deklaroi dorëheqjen pas ndeshjes në Vlorë.

“Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. U bë e vështirë të shohësh skuadrën që pëson 5-6 gola në çdo ndeshje, ndaj mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time”, deklaroi Novi.

Mirëpo, 24 orë më pas, drejtuesit e klubit bluzi nuk e kanë pranuar vendimin e trajnerit dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Luftëtarit deri në fund.

“Presidenti nuk ia pranoi dorëheqjen trajnerit Novi. Ai do të vazhdojë të jetë trajner i Luftëtarit. Do vazhdojmë garën deri në fund duke promovuar lojtarë të rinj dhe të përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka konfirmuar për “Panorama Sport” administratori i klubit të Luftëtarit, Vangjel Çavo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco