Zbulohet edhe sa ditë Trashi do të jetë tek Partizani, udhëton drejt Kuvajtit pas datës...

Zbulohet edhe sa ditë Trashi do të jetë tek Partizani, udhëton drejt Kuvajtit pas datës...

09:21, 29/06/2020

Lorenc Trashi do të vazhdojë të luajë për Partizanin edhe në dy ndeshjet e radhës.

Mbrojtësi i majtë është shitur nga të kuqtë te klubi kuvajtian, Al Qadsia dhe, nga sa mësohet, ai duhet të udhëtojë drejt shtetit aziatik pas datës 15 korrik.

Trashi do të jetë në dispozicion të Sormanit edhe në ndeshjet e javës së 32-të dhe 33-të. Pra, në sfidën që të kuqtë do të luajnë këtë javë në Ballsh dhe derbin me Tiranën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco