Fitorja ndaj Espanyolit, Zidane ka disa fjalë speciale për ‘yllin’ e skuadrës

Fitorja ndaj Espanyolit, Zidane ka disa fjalë speciale për ‘yllin’ e skuadrës

08:40, 29/06/2020

Zinedine Zidane është i mahnitur nga Karim Benzema.

Sulmuesi francez i Real Madrid, ka bërë një nga veprimet më spektakolare në ndeshjen e mbrëmshme kundër Espanyolit. Benzema ka dhënë një super asistim për shokun e tij të skuadrës Casemiro, ky i fundit shënoi golin e avantazhit për madrilenët që tashmë mbajnë vendin e parë në renditjen e La Ligas.

Veprimi i Benzema i ngjante atij të 10 viteve më parë, që vinte nga Guti Hernandez, pikërisht si asistim për Benzema.

“Nuk më befason por jam i mahnitur. Benzema është një lojtar që sjell gjëra të reja”, ka thënë Zidane.

“Pastaj, Casemiro ishte aty. Mund të jetë goli që sjell titullin. Mund të jetë aksioni i sezonit”, përfundoi trajneri i Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco