Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Dabulla në ‘Fair Play’: Kjo Tiranë më emocionon

Dabulla në ‘Fair Play’: Kjo Tiranë më emocionon

23:22, 28/06/2020

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, foli me superlativa për ish-ekipin e tij, që është drejt fitimit të titullit kampion.

Në studion e emisionit “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV, Dabulla deklaroi: “Tirana jo vetëm e përmbysi ndeshjen me Skënderbeun, por e dominoi takimin dhe kjo më dha një emocion të veçantë. Kjo Tiranë më ngroh, në këtë periudhë ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe nuk i ka falur askush asgjë, as Partizani, as Kukësi dhe as ndonjë ekip tjetër.

Tirana u formua shpejt dhe erdhën lojtarë cilësorë. Pa diskutim që duhej pak kohë sa të përshtateshin lojtarët me njëri-tjetrin. E nisi mirë kampionatin, por pati disa problematika me trajnerët, pasi iku Mema, erdhi dhe iku Ahmataj, por e rëndësishme është që diti të ngrihet. Që prej derbit me Partizanin, Tirana ka patur rritje”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI DT. 29 qershor 202029/06/2020 10:11

Humbjen e Skënderbeut dje në Korçë ndaj skuadrës së Tiranë 1:2 na e shpjeguan ndryshe. Një ndrim i nxituar i pa menduar mirë i trajnerit korçar Daja duke futur në lojë mbrojtësin Jashanica prej kohësh jashtë forme, kur çdo gjë po shkonte në rregull, 2 gabime të një pas njëshme të tij çuan në shënimin e shpejtë të 2 golave nga skuadra e Tiranës.Duke përmbysur rezultatin dhe duke fituar ndeshjen. Kujtojmë që mbrojtësi Jashanica javën e kaluar bëri një gabim fatal edhe në ndeshjen me Bylisin kur shkaktoi penallti në minutën e fundit duke i dhënë mundësi Bylisit të fitonte ndeshjen....

Shto koment

Denonco